Daul: Zgjedhjet në Maqedoni duhet të organizohen urgjent

Maqedonia

Daul: Zgjedhjet në Maqedoni duhet të organizohen urgjent

Më: 4 maj 2016 Në ora: 18:32

Kryetari i Partive Popullore Evropiane (PPE) në Parlamentin e Evropës (PE), Joseph Daul, ka dërguar porosi të fuqishme kundër opozitës në Maqedoni, duke e konsideruar si teatër veprimet e saj.

Në konferencën e mbajtur në PE, ”Ballkani perëndimor: Drejt së ardhmes evropiane”, Daul u shpreh se nuk mund të tolerohet situata në Maqedoni, prandaj edhe duhet të ketë zgjedhje, si zgjidhje të përgjithshme, bën të ditur korrespodenti i agjencisë së lajmeve MIA nga Brukseli.

Sipas Joseph Daul, korrupsioni është problem i madh në të gjitha vendet e Ballkanit dhe që të zgjidhet kjo çështje, janë të nevojshme të merren standardet evropiane. Ndërkaq për Maqedoninë thotë se duhet bërë gjithçka që të ketë zgjedhje demokratike, sa më shpejtë që është e mundur, kurse përgjegjësia bie mbi të dy palët kundërshtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat