Han: Marrëveshja e Përzhinës nuk është e vdekur dhe është e rëndësishme të mbahen zgjedhjet

Maqedonia

Han: Marrëveshja e Përzhinës nuk është e vdekur dhe është e rëndësishme të mbahen zgjedhjet

Më: 4 maj 2016 Në ora: 16:24

Në Maqedoni duhet që të ketë zgjedhje të cilat do të jenë të pranuara nga Bashkësia Ndërkombëtare, kështu është shprehur në një intervistë për Rel komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i Bashkimit Evropian, Johanes Han.

“Ka ardhmëri. Beteja finale është që të ketë zgjedhje. Por, mendoj se është e rëndësishme ato të pranohen nga komuniteti ndërkombëtar. Kjo do të thotë, të ketë listë të pastruar zgjedhore, zgjedhjet të kalojnë pa frikësimin e kandidatëve, partive dhe personave që votojnë” thotë Han duke përgjigjur në pyetjen “Nëse Marrëveshja e Përzhinës ka ardhmëri.

Sipas tij, është e rëndësishme të ruhet perspektiva euro- atlantike. Ai ceki edhe mundësinë e zgjerimit të BE-së deri vitin 2029 për shkak të krizës së emigrantëve.

“Do të thosha se vala aktuale e emigrantëve është diç që na godet të gjithëve. Dhe askush nuk mund të besoj se mund të ketë zgjerim në 2-3 vitet e ardhshëm. Por kriza momentale, mund të them zbuloi disa dallime kulturore që janë mes vendeve- anëtare të BE-së dhe këtu duhet të bëjmë diç” shtoi euro- komisari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat