“Huffington Post”: Maqedonia ka rrëshqitur drejt autokracisë (Foto)

Maqedonia

“Huffington Post”: Maqedonia ka rrëshqitur drejt autokracisë (Foto)

Më: 4 maj 2016 Në ora: 12:20

Kriza politike aktuale në Maqedoni nuk është nga ato “të shkaktuara nga jashtë”, por para se gjithash, për shkak të rrjetit të politikanëve të korruptuar në pozicionet më të larta, të cilët frikohen nga drejtësia, shkruan “Huffington Post”.

“Politikanët në Ballkan janë të njohur për manipulimin e publikut me “teoritë e konspiracionit”, duke thënë se të gjitha problemet janë të 'importuara' nga jashtë. Luajtja me kartën e 'konspiracionit ndërkombëtar', bashkë me gjithë etno-politikën dominante në shoqërinë e Maqedonisë multietnike dhe multikulturore, është mënyra më e mirë për të shpërqendruar vëmendjen nga ky skandal i madh, në të cilin janë të përfshira disa figura të fuqishme politike”, thotë “Huffington Post”.

Edhe Stejt Departamenti Amerikan edhe BE ashpër e kanë kundërshtuar vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për abolimin e politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, thuhet në analizën e “Huffington Post”, ku prognozohet se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, të caktuara më 5 qershor, nuk do të pranohen nga bashkësia ndërkombëtare.

Në tekst thuhet se presidenti Ivanov, duhet ta tërheqë vendimin për falje dhe ta lejojë sistemin gjyqësor të Maqedonisë që ta kryejë punën e vet. Portali amerikan, shton se presidenti Ivanov, sipas të gjitha gjasave ka qenë nën trysni të fuqishme nga ekipi i Nikolla Gruevskit që ta nënshkruajë abolimin, që ka shkaktuar protesta masovike gjithandej nëpër Maqedoni.

“Në Ballkan vjen fundi i kohës së mbulimit të korrupsionit politik dhe të teorive të konspiracionit që e manipulojnë masën e gjerë. Fuqitë janë të gatshme të luftojnë kundër këtij kanceri të vjetër dhe t’i shpijnë kombet drejt sundimit të drejtësisë, si kusht për prosperitet dhe përforcim”, thuhet në analizën e njërit prej portaleve më të njohura në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat