Nesër protestë e madhe në burgjet e Maqedonisë

Maqedonia

Nesër protestë e madhe në burgjet e Maqedonisë

Më: 4 maj 2016 Në ora: 11:21

Në të gjitha burgjet e Maqedonisë nesër, e enjte, 5 maj, do të protestohet në shenjë revolte për shkak se presidenti Gjorge Ivanov nuk ka vendosur në lidhje me kërkesën e mijëra të burgosurve të jenë të falur, ashtu siç bëri me politikanët. Protesta e të burgosurve do të pasohet nga të afërmit e tyre dhe OJQ-të që do të protestojnë jashtë burgjeve, njofton Alsat-m.

Sipas avokatit Zvonko Davidoviq, të burgosurit janë të revoltuar për shkak të standardeve të dyfishta, sepse presidenti nuk ka pranuar të bëjë falje kolektive për të burgosurit dhe nuk ka shqyrtiar kërkesën e mijëra të burgosurve, kurse në masë të madhe u falën politikanët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat