Ofensiva diplomatike në javën vendimtare

Maqedonia

Ofensiva diplomatike në javën vendimtare

Më: 4 maj 2016 Në ora: 11:06

Po shkon rëndë përgatitja e terrenit për takim të përbashkët të katër liderëve nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos. Pengesa kryesore ende mbetet vendimi për abolim, njofton DW në gjuhën maqedonase.

Shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, ambasadori Aivo Orav me përfaqësues të ambasadës së Amerikës, dje në Shkup ka mbajtur takime të njëpasnjëshme me udhëheqësitë e partive politike- nënshkruese të MP-së.

“Jemi në kontakt me partitë politike. Presim t’i ndihmojmë Maqedonisë në këtë krizë politike. Nëpërmes komunikatave do t'ju njoftojmë për hapat e mëtejmë”, deklaroi dje ambasadori amerikan Xhes Bejli në Shtip, gjatë vizitës së tij në Universitetin “Goce Dellçev”.

Ndërkohë edhe pse katër partitë me anë të letrave i janë drejtuar presidentit Gjorge Ivanov që ta tërheqë abolimin, deri më sot nuk ka ndonjë ndryshim në qëndrimin e tij. Me çka ai mbetet në qëndrimin se “nuk është gjetur bazë juridike" që ta tërheqë vendimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat