Trajanov, kërkon anulim të zgjedhjeve në Maqedoni

Maqedonia

Trajanov, kërkon anulim të zgjedhjeve në Maqedoni

Më: 4 maj 2016 Në ora: 09:46

Lidhja Demokratike në Maqedoni, ka propozuar konvokim të seancës në Parlament dhe shtyrje të zgjedhjeve, me çka do të krijohen kushte për zgjedhje të Qeverisë eksperte, jo politike.

“Në vend se të presim “të huajt” të ofrojnë marrëveshje dhe na i zgjidhin problemet tona, propozojmë të gjithë njerëzit përgjegjës të ulen në tryezë dhe ta konfirmojnë Platformën për dalje nga kriza e cila e bllokon sistemin e tërësishëm, proceset eurointegruese, krijon jostabilitet ekonomik dhe e prish zhvillimin normal të jetës“, tha në konferencë për shtyp”, Pavle Trajanov, kryetar i LD-së.

Mandatari, sqaroi Trajanov, do të jetë kandidat me kapacitete të larta profesionale dhe demokratike, pa bagazh partiak, i cili do të ketë liri, ta formojë kabinetin qeveritar nga profesionistë, ndërsa ministrat në mënyrë të pavarur t’i formojnë ekipet e tyre.

Lidhja Demokratike bën thirrje në dialog politik në të cilin do të përfshihen të gjitha partitë relevante, sektori qytetar, ekspertët si dhe mediat.

Nuk ka kohë për pritje, i pari që duhet ta bëjë hapin është Gjorge Ivanov, ta tërheqë abolimin për krijuesit e krizës dhe të ndikojë në qetësimin e gjendjeve, vlerësojnë nga LD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat