Borxhi publik i Maqedonisë u rrit për 48.9 milion euro tjera

Maqedonia

Borxhi publik i Maqedonisë u rrit për 48.9 milion euro tjera

Më: 3 maj 2016 Në ora: 20:19

Borxhi publik i Maqedonisë është rritur për 48.9 milion euro. Nga ankandi i sotëm i letrave me vlerë, qeveria mori 21.7 milion euro më pak, nga 70.7 milion që kishte parashikuar.

Këto para u morën nga bankat e brendshme, dhe shoqëritë penzionale dhe të sigurimit.

Bankat treguan interes më të madh për obligacionet gjashtë mujore, pastaj për ato një vjeçare, por jo edhe për obligacionet dhjetë vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat