Maqedonia e shënon Ditën botërore të astmës

Maqedonia

Maqedonia e shënon Ditën botërore të astmës

Më: 3 maj 2016 Në ora: 09:06

Takim ekspert me temën “Strategjia për ballafaqim me astmën në Maqedoni” do të mbahet sot me rastin e Ditës botërore të astmës, në organizim të Shoqatës respiratore të Maqedonisë.

ISHP Klinika për pulmologji dhe alergologji, Shoqata e pulmologëve të Republikës së Maqedonisë dhe Shoqata e Maqedonisë për alergologji dhe imunologji klinike kyçen në shënimin e Ditës botërore të astmës me aktivitete të ndryshme dhe ligjërata në 20 qendra rajonale në Maqedoni.

Siç informojnë nga Shoqata respiratore e Maqedonisë, astma është një nga sëmundjet më të shpeshta kronike në botë. Më shumë se 330 milionë njerëz në botë kanë astmë. Vlerësohet se numri i të sëmurëve nga astma do të rritet për më shumë se 100 milionë deri në vitin 2025.

Astma paraqet ngarkesë e madhe e shoqërive në nivel global. Janë regjistruar më shumë se 500.000 hospitlaizime dhe 250.000 raste të vdekjes në nivel botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat