Ali Ahmeti mungoi por dërgoi "djemtë" e tij në Sllupçan

Maqedonia

Ali Ahmeti mungoi por dërgoi "djemtë" e tij në Sllupçan

Më: 3 maj 2016 Në ora: 00:33

Në Sllupçan të Kumanovës është shënuar 15 vjetori i fillimit të luftës së UÇK-së dhe shpallja e zonës së lirë në Komunën e Likovës.

Në këtë përvjetor kanë marrë pjesa më e madhe e ministrave dhe zv/ministrave të rinj nga ana e BDI-së por ka munguar lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

2 maji është dita kur Brigada 113 “Ismet Jashari” – Komandant “Kumanova”, në vitin 2001 shpalli Karadakun zonë të lirë duke shënuar kështu edhe fillimin e luftës se Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Në këtë manifestim po marrin pjesë familjarë të dëshmorëve, të plagosurit e lirisë, veteranët dhe përfaqësuesit e ish-UÇK-së, si dhe personalitete të tjera dhe veprimtarë kombëtarë.

Pas manifestimit janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve të lirise ne Sllupcan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat