Sllupçan, shënohet përvjetori i nisjes së konfliktit

Maqedonia

Sllupçan, shënohet përvjetori i nisjes së konfliktit

Më: 2 maj 2016 Në ora: 19:55

Shënohet 15 vjetori i fillimit të luftës së UÇK-së në Sllupçan dhe shpallja e zonës së lirë të Karadakut.

Për dallim nga vitet e kaluara ku funksionarët e BDI-së janë mirëpritur nga banorët e Sllupçanit, në përvjetorin e sivjetmë ka munguar pjesa më e madhe e figurave më të rëndësishme të kësaj partie, por mungesën e tyre e kanë kompensuar pjesa më e madhe e ministrave dhe zv/ministrave të rinj. Edhe numri i të pranishmëve nga viti në vit pëson rënie.

Disa media onlajn publikuan një fotografi në të cilën vërehet se banorët e fshatit Sllupçan konfirmojnë se Ali Ahmeti në këtë zone nuk është i mirëseardhur. Konflikti i vitit 2001 solli disa ndryshime në shtet.

Pas përfundimit të saj palët nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit, e cila edhe pse shumë e kontestuar edhe sot e kësaj dite është pjesë e Kushtetutës së vendit, e cila kërkon zbatim. Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit ka qenë i fokusuar në punësimin e të rinjve në administratë, ndërkohë që nuk është rrumbullakuar zbatimi i gjuhës shqipe në nivel zyrtar dhe rregullimi i statusit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe çështja e simboleve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat