OS: Bashkëshortja e Ivanovit e përfshirë në kontrabandimin e izotopeve radioaktive

Maqedonia

OS: Bashkëshortja e Ivanovit e përfshirë në kontrabandimin e izotopeve radioaktive

Më: 2 maj 2016 Në ora: 08:04

Maja Ivanova, bashkëshortja e presidentit Gjorgje Ivanov është përfaqësuese e kompanisë farmaceutike “Rosch” për Maqedoninë dhe për Ballkan, shkruan portali Ohridsky, duke shtuar se ajo është e përfshirë si shpërndarëse kryesore e izotopeve radioaktive, që përdoren për mjekësi nukleare.

Kjo përbëjre është bazë e diagnostifikimit mjekësor në rengenologjinë bashkëkohore.

Më tej theksohet se Maja Ivanov kishte porositur dhe kontrabanduar në të zezë izotope radioaktive nga Instituti i shkencave nukleare “Vinça” nga Beogradi, por edhe nga Franca, përmes linjës ajrore dhe me dijeninë e autoriteteve të drejtorisë së fluturimeve civile.

Biznesi me këto izotope është tejmase i kontrolluar, por ky biznes është i rrezikshëm, pasi që ndikon edhe në jetët e njerëzve. Në këtë biznes në Maqedoni çdo vit qarkullojnë mbi 5 milionë euro, por sipas Ohridsky, Maja Ivanova, bashkëshortja e presidentit ka pasur tregun e saj edhe në Bullgari, Shqipëri dhe Greqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat