Komandant Hoxha mesazh Selës e Kasamit, bashkohuni leni pallavrat

Maqedonia

Komandant Hoxha mesazh Selës e Kasamit, bashkohuni leni pallavrat

Më: 1 maj 2016 Në ora: 18:46

Xhezairi Shaqiri, sërish ka sulmuar dy liderët opozitar Ziadin Selën dhe Bilall Kasamin për mos bashkimin e opozitës shqiptare në Maqedoni.

Hoxha Selës dhe Kasamit ju thotë ti lënë pallavrat dhe matematikat e tyre personlae por të të bashkohen.
“O ju opozitar, bashkohuni e leni pallavrat dhe matematikat e juaja personale. Ju nuk kemi probleme me mbijetesën sikur shumica e popillit shqiptar. Ju i keni gjitha të mirat për familjet tuaja, prandaj nuk nguteni. Populli shqiptar nuk ka mundësi t’iu pres edhe 4 vite tjera deri sa ju ti përforconi pozicionet tuaja individuale. Matematika që kërkon momenti është bashkimi juaj urgjent për ta mundur të keqen e këtij populki. Bashkimi është shpëtimi i vetëm për popullin shqiptar në Maqedoni. Nëse ndodhë e kundërta ju do mbani përgjegjësi për cështjen shqiptare në Maqedoni” ka shkruar Hoxha.

Ndryshe ditë më parë Bilall Kasami tha se Ziadin Sela është shkaktari që nuk bashkohet me Lëvizjen Besa, por Sela e goditi fort pas kësaj deklrate duke thënë se këto të Besës nuk janë serioz.

“Shqiptarët janë lodhur me marveshje prapa kuintave, larg syve të tyre. Ata kanë të drejtë te dinë se çfarë marrveshje bëjmë për ta, sepse e tyre dhe për ata është marveshja, të paktën sipas kocepteve tona politike. Politika dhe partitë politike, poashtu janë pronë e tyre sepse ata na japin fuqinë dhe ne duhet të jemi transparent me ata. Ne do të themi të vërtetën, çdo herë publikisht, sepse duam ti japim fund taktizimit dhe lojës politike të pistë, që dikush bën gati një vit me bashkëpunimin dhe bashkimin opozitar, aq të nevojshëm për shqiptarët. Nga e vërteta acarohen vetem njerëzit e rremë, ata që jetojnë me gënjeshtrën dhe prandaj nuk duan të përballen. E dini pse? Sepse ne nuk themi duhet, por themi hajdeni ta bëjmë.

Ne jemi për PO, ndërsa ju mos luani me durimin tonë…” u shpreh Sela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat