Han liderëve në Maqedoni: Të pastrohet Lista zgjedhore – të zbatohen reformat në media

Maqedonia

Han liderëve në Maqedoni: Të pastrohet Lista zgjedhore – të zbatohen reformat në media

Më: 1 maj 2016 Në ora: 14:27

Eurokomisari për Zgjerim i BE-së Johanes Han, ju ka dërguar letër 4 liderëve të partive plitike në Maqedoni që janë nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës, njofton Televizioni “Alsat-M’. Sipas burimeve diplomatike, faktori ndërkombëtar po inisiston për një takim të ri, që kur dështoi takimi i Vjenës.

“Palët sërish të fillojnë dialogun dhe domosdo të gjejnë zgjidhje kompromisi. Të zbatohen të gjitha reformat, të pastrohet Lista zgjedhore së bashku me reformat në media. është e domosdoshme që zgjedhjet të jenë gjithëpërfshirëse“, është pjesa kryesore e përmbajtjes se Letrës nga Brukseli, e cila i është dërguar nëpërmjet ambasadorit të BE-së në Shkup, Aivo Orav.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat