Ali Ahmeti uron Pashkët Ortodokse

Maqedonia

Ali Ahmeti uron Pashkët Ortodokse

Më: 1 maj 2016 Në ora: 12:03

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për festën e Pashkëve.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht me rastin e festës së madhe të Pashkëve me dëshirat më të sinqerta për mbarësi, shëndet dhe mirëqenie.

Bëhet e shumefisht kjo kënaqësi kur kujtoj se këtë urim ia dedikoj edhe një pjese të mozaikut religjioz shqiptar, shqiptarëve ortodoks në Maqedoni e gjetiu, atij mozaiku që prej shekujsh i jep botës një shembull të vlerave të mëdha të bashkëjetesës fetare e shpirtërore të shqiptarëve.

Fryma e Pashkeve është ringjallja e jetës dhe shpresës. Sivjet, të gjithë ne po përballemi me vështirësi, kapërcimi i të cilave varet mbi të gjitha nga mirëkuptimi midis nesh dhe nga dëshira për të pasur një të nesërme më të mirë. Qytetaret meritojnë edhe shpresën edhe jetën më të mirë.

Uroj që vitin e ardhshëm Pashkët të na gjejnë më mirë. Gëzuar e për shumë vjet Pashkët, mirësi dhe lumturi në familjet tuaja”, thuhet në telegram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat