Katica Janeva për “Financial Times”: Nuk do të ndalemi

Maqedonia

Katica Janeva për “Financial Times”: Nuk do të ndalemi

Më: 1 maj 2016 Në ora: 00:16

Financial Times e paraqet prokuroren speciale Katica Janeva si luftëtar kundër korrupsionit politik e cila vjen nga një qytet i vogël dhe po i trondit elitat politike, transmeton TetovaSot.

Sipas FT “Puna e Janeva për t`i përndjekur figurat e larta politike të akuzuar për vjedhjen e zgjedhjeve dhe shfrytëzimin e shërbimeve sekrete për qëllime politike, por edhe falja e presidentit i përjashtoi hetimet për “Titanik” dhe “Fortesa”.

Financial Times citon një diplomat të huaj që tregon se faljet e presidentit Ivanov tregojnë se Janeva është bërë e rrezikshme.

Prokurorja Katica Janeva theksoi:”Nëse presidenti tenton që të vazhdoj me faljen e njerëzve që janë të akuzuar, ai do të jetë i nxënë shumë, pasi që ne nuk do të ndalemi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat