Anketë: BDI humb mbështetjen, rradhitet partia e katërt

Maqedonia

Anketë: BDI humb mbështetjen, rradhitet partia e katërt

Më: 30 prill 2016 Në ora: 20:02

Dyshimet për korrupsion dhe kriminalitet masiv si dhe skandalet seksuale kanë ndikuar në rënien drastike të mbështetjes së BDI-së nga popullata shqiptare në Maqedoni.

Në shumicën e sondazheve të realizuara nga mediat shqiptare në Maqedoni dhe Kosovë, partia në pushtet rënditet e treta apo e katërta, njofton agjencia e lajmeve INA.

Nëse zgjedhjet do të ishin sot atëherë fituese do të shpallej Lëvizja e BESA, e pasuar nga Aleanca për shqiptarët. Kjo bëhet e ditur në anketën e realizuar nga agjencia e lajmeve INA.

Anketa ishte e hapur disa javë, ku në pyetjen “Cila parti mendoni se do të fitoj në zgjedhje” votuan rreth 8 mijë lexues, prej tyre 2084 për lëvizjen BESA, rreth 1900 për LR-PDSH, 1080 për PDSH, 1055 për BDI, 476 Uniteti, dhe 364 për RDK-në.

Ndryshe, anketa është dizajnuar në atë mënyrë që pamundëson votimin e shumëfishtë.

Kujdes: ky “sondazh” nuk ka një bazë shkencore pasi nuk kryhet mbi një kampion të seleksionuar votuesish, për këtë arsye duhet të vlejë vetëm si një tregues i përgjithshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat