RDK-ja: Veprimet e LR-PDSH-së të kujtojnë mentalitetin e PDSH-së

Maqedonia

RDK-ja: Veprimet e LR-PDSH-së të kujtojnë mentalitetin e PDSH-së

Më: 30 prill 2016 Në ora: 16:24

Rilindja Demokratike Kombëtare nëpërmjet një njoftimi për mediat ka shprehur zhgënjimin e saj, duke thënë që disa parti të caktuara opozitare po përdorin mekanizmat e manipulimit të opinionit, prapaskenave dhe mashtrimeve.

Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të RDK-së:

“Rilindja Demokratike Kombëtare shpreh zhgënjimin e saj që parti të caktuara opozitare po përdorimin mekanizmat e manipulimit të opinionit, prapaskenave dhe mashtrimeve, karakteristike për një parti vegël të pushtetit, të cilën pretendojnë ta reformojnë. RDK mirëpret pranimin indirekt nga Sekretari i LR PDSH-së se deklarata e kryetarit të partisë së tij se nuk kanë patur ftesë për takim nuk e thotë të vërtetën, por i kujton atij se formimin apo jo të koalicioneve mund ta deklarojnë partitë që marrin pjesë në takime dhe jo ata që ftohen në takim por nuk i përgjigjen ftesës. RDK shpreh keqardhjen që zyrtarët e kësaj partie vazhdojnë me mentalitetin e kryetarit të partisë të cilën pretendojnë ta reformojnë se për çdo gjë vendos lideri i partisë, duke i bërë të pavlerë veprimet e funksionarëve të tjerë të partive dhe organeve drejtuese të tyre. Një mënyrë e tillë veprimi dhe sabotimi të bashkimit me partitë tjera opozitare, ndërkohë që deklarativisht opinionit i thuhet e kundërta, rrezikon ta përsëris rezultatin e kësaj partie në zgjedhje ngjashëm me protestën me pesë autobusë nga Struga, dy nga Tetova dhe një nga Kumanova, plus një person nga Gostivari. Në fund të fundit, të pretendosh se je për bashkimin e opozitës dhe të mbash nën sqetull një person të vetmuar që është betuar e përbetuar tashmë privatisht dhe publikisht se nuk do ta lejojë subjektin që e ka shkarkuar të bashkëpunojë me partitë tjera opozitare nuk është asgjë tjetër pos mashtrim i opinionit.”, thuhet në reagimin e RDK-se.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat