Dëmtohet një zyrë e VMRO-DPMNE-së në Shkup

Maqedonia

Dëmtohet një zyrë e VMRO-DPMNE-së në Shkup

Më: 30 prill 2016 Në ora: 14:38

Mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Shkupit zyra e VMRO-DPMNE-së është dëmtuar nga persona të paidentifikuar.

Në rrugën ”Vostaniçka” në Shkup, është thyer shtabi i partisë VMRO-DPMNE. Rasti është paraqitur në polici në mëngjesin e hershëm, pak pas mesnate.

Raportohet se janë thyer xhamat e përparmë dhe anësorë të dyerve të zyrës së VMRO-DPMNE-së, nga persona deri tani të panjohur, ndërkaq është duke u punuar në sqarimin e plotë të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat