Reka: Më 5 qershor nuk do të ketë zgjedhje të pranuara ndërkombëtarisht

Maqedonia

Reka: Më 5 qershor nuk do të ketë zgjedhje të pranuara ndërkombëtarisht

Më: 29 prill 2016 Në ora: 23:38

Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel Blerim Reka thotë se nuk do të ketë zgjedhje demokratike dhe të pranuara ndërkombëtarisht më 5 qershor. Thotë se situata në Shkup është shumë e tensionuar dhe në këtë situatë zgjedhje të rregullta është e pamundur të mbahen.

“Nuk do të ketë zgjedhje normale, të rregullta me pjesëmarrjen e të gjitha partive. Zgjedhje të dy partive në pushtet eventualisht në momentin e fundit BDI do të tërhiqet dhe mund të ketë eventualisht t’i quaj, zgjedhje ku do të marrë pjesë vetëm VMRO. Zgjedhje të pranuara ndërkombëtarisht nuk do të ketë më 5 qershor dhe unë besoj se prapë do të shtyhet ky afat në mënyrë që t’i ipet shansë procesit të demokratizimit. Nuk mund të organizohen zgjedhje të lira, demokratike, kredibile, të besueshme që është një prej parakushteve të raportit të Komisionit Europian në situatë kaq të tensionuar’, tha Reka në emisionin ‘Argument Plus’ në RTV21.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat