“Bota sot” mëson: BDI do e braktis Gruevskin dhe zgjedhjet e 5 qershorit

Maqedonia

“Bota sot” mëson: BDI do e braktis Gruevskin dhe zgjedhjet e 5 qershorit

Më: 29 prill 2016 Në ora: 22:08

Në momentin kur e gjithë vëmendja e ndërkombëtarëve është drejtuar drejt Maqedonisë, për shkak të problemeve të brendshme politike por edhe të refugjatëve duke e quajtur “Kështjella e Europës”, sipas informacioneve që disponon gazeta kombëtare “Bota sot”, lideri i BDI, Ali Ahmeti ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit. Ky vendim pritet të publikohet pas festave të Pashkëve, me gjasë të martën, ku do jetë edhe një goditje e rëndë për partinë e Nikola Gruevskit, VMRO-DPMNE, që dëshiron me çdo kusht të mos shtyjë zgjedhjet.

Vendimi vjen pasi BDI nuk e sheh të arsyeshme të marrë pjesë në zgjedhje pa aprovimin e të gjitha partive parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat