Kim Mehmeti përgjigjet se kush mund ta gjejë veten te Këshilli Opozitar e kush jo?

Maqedonia

Kim Mehmeti përgjigjet se kush mund ta gjejë veten te Këshilli Opozitar e kush jo?

Më: 29 prill 2016 Në ora: 16:45

“Për ata të anës ‘drinit’ që thonë se jemi pa ‘vendbanim’ dhe që pyesin se cila është adresa e Këshillit Opozitar, një sqarim të shkurtë: për ju jemi dhe do mbetemi të pagjetshëm, ngaqë nuk ‘banojmë’ në ‘mëhallën’ tuaj – aty ku jetojnë të kapurit peng, të vetëgënjyerit dhe ziliqarët! Pastaj, tregoni pak respekt ndaj popullit shqiptarë dhe mos e konsideroni atë si një kope të pavetëdijshme, të cilën – ashtu siç ju ka ndodhur juve – mund ta manipulojë secili truthar, të cilit po ia hoqe emblemën partiake, i mbetet vetëm litari me të cilin e ka lidhur për qafe regjimi VMRO-BDI, apo ndonjë qendër tjerë policore e politike maqedonase!”, shkruan anëtari i Këshillit Opozitar dhe shkrimtari Kim Mehmeti në FB.

Përndryshe, përvjetori i ngjarjes në Kumanovë që përkon edhe me ditën e Evropës do të jetë i nxehtë këtë vit në Maqedoni. Këshilli Opozitar ka paralajmëruar marshin protestues që do të shënojë këto dy ngjarje, i cili do të fillojë në ora 17:30 nga parku i Çairit dhe do të vazhdojë deri tek ndërtesa e Qeverisë së Maqedonisë. Kjo protestë përkrahet msovikisht nga qytetarët dhe sektori civil shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat