“Tri parti kryesore maqedonase nuk marrin pjesë në zgjedhje”

Maqedonia

“Tri parti kryesore maqedonase nuk marrin pjesë në zgjedhje”

Më: 29 prill 2016 Në ora: 15:47

Këshilli i Evropës bën me dije se tri nga katër partitë kryesore në Maqedoni e kanë informuar se nuk do marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit, nëse nuk plotësohen kushtet për zgjedhje demokratike.

Stefan Schennach, kryesuesi i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së ka deklaruar:

"Tashmë dihet, që 3 nga 4 partitë kryesore nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit, nëse nuk plotësohen parakushtet, nuk zbatohet marrëveshja për zgjidhjen e krizës, apo nuk bëhet pastrimi i listës zgjedhore”, tha Stefan Schennach.

Përfaqësuesi i KiE-së nuk ka përmendur emrat e partive që mund të bojkotojnë zgjedhjet, sidoqoftë për momentin vetëm VMRO-DPMNE e Gruevskit vlerëson se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat