Shefi i diplomacisë gjermane Steinmeier: Maqedonia po bllokon rrugën e saj drejt NATO-së dhe BE-së

Maqedonia

Shefi i diplomacisë gjermane Steinmeier: Maqedonia po bllokon rrugën e saj drejt NATO-së dhe BE-së

Më: 29 prill 2016 Në ora: 14:32

Shefi i diplomacisë gjermane Frank Wallter-Steinmeier ka paralajmëruar Maqedoninë se po bllokon rrugën e saj drejt NATO-s dhe BE-së.

“Shpresoj se në Maqedoni ekziston pamje realiste të gjërave, se jo stabiliteti që po shënon rritje dhe konfliktet afatgjate mund të vështirësojnë rrugën drejt BE-së dhe NATO-së”, ka thënë Shtajnmajer. I pyetur të komentoj paralajmërimet për sanksione ndaj vendit dhe politikanëve të caktuar, të cilën jo-zyrtarisht po e paralajmërojnë nga BE.

Shtajnmajer vlerëson se me çdo kusht duhet të shmanget dhuna. Edhe pse nuk shpjegoi se për kë, shefi i diplomacisë ka kritikuar bllokadën për ndërmjetësim nga BE.

“Është e dhimbshme që partitë e konfrontuara po bllokojnë tentimet për ndërmjetësim nga ana e BE-së”, ka shtuar Shtajnmajer.

Ky është reagimi i tretë nga ana e Brukselit zyrtar për krizën në Maqedoni, pasi që presidenti Gjorge Ivanov, solli vendimin për falje të politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat