Skandaloze/ Delegacioni i Këshillit të Evropës bllokohet në ashensorin e Prokurorisë në Shkup

Maqedonia

Skandaloze/ Delegacioni i Këshillit të Evropës bllokohet në ashensorin e Prokurorisë në Shkup

Më: 29 prill 2016 Në ora: 09:54

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që këtyre dy ditëve po qëndron në Shkup, sot ka ngelur i bllokuar për më shumë se 30 minuta në ashensorin e Prokurorisë Publike që udhëhiqet nga Marko Zvrlevski.

Një nga anëtarët e delegacionit evropian ka publikuar një foto lidhur me ngujimin e tyre në ashensor. Në fillim atyre i është dukur interesante, por më pas tek ta është rritur shqetësimi, nga frika se po humbet ajri. Por ata pas shumë përpjekjeve janë nxjerrë nga ashensori përmes anës së sipërme të tij.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat