Universiteti i ri, Lutfiu: Do të marrim objekt me qira

Maqedonia

Universiteti i ri, Lutfiu: Do të marrim objekt me qira

Më: 29 prill 2016 Në ora: 08:30

Gjithmonë e më shumë po prolongohen punët për Universitetin e ri Nënë Tereza në Shkup Përkundër premtimeve të deri tanishme nga MASH akoma nuk janë formuar komisionet amë për fakultetet e parapara.

Ministri i arsimit, Pishtar Lutfiu adresoi vonesën e krijimit të komisioneve tek interesimi i madh i kuadrove nga vendi dhe jashtë.

Ai nuk caktoi se kur të njëjtat do të formohen dhe nuk tha nëse me siguri në përbërjen e tyre do të ketë kuadër të huaj.

"Ka pasur një interesim të jashtëzakonshëm si nga vendi edhe nga jashtë vendit dhe ne I kemi kushtuar më shumë rëndësi profilit që të jenë sa më shuma kualitative. Tani unë si ministër I ri do të insistoj që sa më parë të dërgohen këto komisione amë. Jemi në përfundim e sipër të këtyre komisioneve amë dhe do bëjmë dërgesën në Qeveri", deklaroi Ministri i arsimit, Pishtar Lutfiu.

Për zvarritjen e punimeve Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, përgjegjës për miratimin e projektit urbanistik, hedh përgjegjësinë te MASH e cila akoma nuk ka dërguar deri tek ato projektin përfundimtar. Ndërsa numri një i arsimit thotë se vonesat bëhen përshkak të krizës politike. Megjithatë nëse ndërtimet për objektin vonojnë, si opsion është paraparë shfrytëzimi i ndonjë hapësirë tjetër.

"Në rast se nuk do mbërrihet ajo që është e paraparë sipas planit përshkak të situatës politike atëherë alternative do të jetë që Universiteti Nënën Tereza mund të fillojë me alternativë që të jetë në ndonjë institucion tjetër shtetëror me qera derisa të krijon kushtet për objektin e Nënë Terezës", tha Lutfiu.

Sa i takon iniciativës së USHT-së për lënë hapur mundësinë e regjistrimit të studentëve në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara në USHT, Lutfiu me qëndrimin e tij, aludoi në atë se ky vendim është joligjor dhe për të duhet të kërkohet llogari nga USHT-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat