Kasami: Ridefinimi – platforma që hap rrugën e zgjidhjes

Maqedonia

Kasami: Ridefinimi – platforma që hap rrugën e zgjidhjes

Më: 28 prill 2016 Në ora: 13:28

Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, është takuar me Ambasadorin e Holandës, z. Wouter Plomp. Në takim të pranishëm ishte edhe anëtari i Kryesisë Qendrore, Kastriot Rexhepi.

Gjatë këtij takimi u bisedua për krizën e aktuale në vend dhe, me këtë rast, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, shprehu shqetësim e tij të thellë lidhur me zhvillimet e fundit këtu në Maqedoni. Njëkohësisht, kryetari i Lëvizjes BESA e njoftoi Ambasadorin edhe për përkrahjen e Lëvizjes BESA në marshin protestues të ftuar nga Këshilli Opozitar për në 9 Maj.

Ndërkaq, Ambasadori Holandez, z. Plomp, ka njoftuar përfaqësuesit e Lëvizjes BESA me qëndrimin e tyre lidhur me zhvillimet e fundit politike, si dhe për angazhimin e tyre serioz si shtet i BE-së për daljen e Maqedonisë nga kriza e thellë politike që e ka kapluar.

Lëvizja BESA edhe një herë ka theksuar se platforma e saj RIDEFINIMI është një mundësi e mirë për dalje nga kriza, ku është paraparë se si duhet të definohet shteti i Maqedonisë – si shtet i barabartë në të gjitha fushat midis shqiptarëve dhe maqedonasve. RIDEFINIMI po ashtu përfshin edhe domosdoshmërinë e krijimit të Gjykatës Speciale, e cila del si nevojë e patjetërsueshme për zgjidhjen e krizës politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat