NZZ: Vjena dhe Budapeshti lobojnë për qeverinë e Maqedonisë

Maqedonia

NZZ: Vjena dhe Budapeshti lobojnë për qeverinë e Maqedonisë

Nga: Fitim Dika Më: 27 prill 2016 Në ora: 13:14

Ai filloi karrierën si teknokrat në 1998. Një ministër i zellshëm financash, që me reformat e tij krijoi një popullaritet. Në 2003 merr kryesinë e partisë VMRO, ndërsa në 2006 vjen në pushtet si kryeministër. Prej atëherë fiton çdo zgjedhje, ndërsa në 2008 fillon pika e kthesës. Greqia bllokon anëtarësimet euro-atlantike të vendit, për shkak të kontestit të emrit. Ajo që duhet të ishte si disfatë e Gruevskit, ky e përdori si ideologji suksesi. Ai u stilizua si mbrojtësi i kombit, që është i kërcënuar nga fqinjët. Shumica i besojnë atij edhe mediat i qëndrojnë afër linjës. Në 2015 dolën skandale përgjimi, ku i dhanë rrugë zgjedhjeve të reja parlamentare, të parapara për në qershor 2016. Shanset për fitore të re të Gruevskit, qëndrojnë mirë.

Kjo e ndihmuar edhe nga vala e refugjatëve ku Maqedonia shihet si “Kështjella e Europës”. Në kufirin e saj jugor vendi i vogël ballkanik ndihmohet edhe nga ushtarët e BE. Kjo ka ndihmuar mbylljen e korridorit ballkanik për refugjatët. Vjena dhe Budapeshti lobojnë për qeverinë e Maqedonisë si garantues të stabilitetit të Kontinentit. BE kërkon që Maqedonia të ketë institucione të fuqishme. Gruevski së fundi është rehabilituar në sytë e europianëve, për shkak të “monitorimit të dyerve.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat