Lirohen nga burgu të dyshuarit e fundit në rastin “Transporteri”

Maqedonia

Lirohen nga burgu të dyshuarit e fundit në rastin “Transporteri”

Më: 27 prill 2016 Në ora: 10:25

Këshilli Penal në Shkup e ndërpreu masën e paraburgimit për dy të dyshuar në rastin “Transportuesi” dhe në vend të paraburgimit ua caktoi masën e sigurimit të prezencës, gjegjësisht konfiskimit të pasaportave, obligimin për t`u paraqitur në gjykatën në Manastir dhe ndalesën për ta lëshuar vendbanimin.
Me këtë vendim, tashmë asnjë i dyshuar nga kjo lëndë nuk gjendet në paraburgim.

Sa për përkujtim, Prokuroria Speciale Publike kërkoi paraburgimin për 11 prej 22 personave të dyshuar, për shkak të keqpërdorimeve të financave për transportimin e nxënësve.

Në mesin e të akuzuarve është edhe kryetari i Manastirit, Vladimir Taleski, i cili është i falur nga presidenti Gjorgje Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat