Shefi i forcave të armatosura të Sllovenisë për vizitë në Maqedoni

Maqedonia

Shefi i forcave të armatosura të Sllovenisë për vizitë në Maqedoni

Më: 27 prill 2016 Në ora: 09:40

Shefi i Shtatmadhorisë (SHM) të Forcave të Armatosura (FA) të Republikës së Sllovakisë gjenerali Millan Maksim sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë dhe në ARM.

Delegacioni i FA të Republikës së Sllovakisë do të pritet me nderime të larta ushtarake nga ana e homologut të tij, Shefi i SHM të ARM-së gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçkovski.

Gjatë vizitës në SHM të ARM-së, gjenerali Maksim, krahas takimit me homologun e tij shefin e SHM të ARM-së gjeneral-nënkolonelin Metodija Veliçkovski do të realizojë takim edhe me ministrin e Mbrojtjes Zoran Jolevski.

Tema kryesore të bisedave zyrtare do të jenë gjendja e sigurisë në rajon me përqëndrim në krizën e emigrantëve, pjesëmarrja e ARM-së në operacione për mbështetje të paqes, informim për kryesimin sllovak me BE-në në vitin 2016, gjendja vijuese, si dhe avancimi i bashkëpunimit bilateral të armatave.

Shefi i SHM të FA-së të Republikës së Sllovakisë, gjatë qëndrimit në Republikën e Maqedonisë do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe komandant suprem i FA-së Gjorge Ivanov, do ta vizitojë Qendrën për trajnim të pilotëve dhe karakollin “Bogorodica” në kufirin Maqedoni-Greqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat