Der Standard: Shqiptarët e shohin me sy kritik PDSH dhe BDI, rol vendimtar do luajë presioni amerikan mbi shqiptarët

Maqedonia

Der Standard: Shqiptarët e shohin me sy kritik PDSH dhe BDI, rol vendimtar do luajë presioni amerikan mbi shqiptarët

Nga: Fitim Dika Më: 27 prill 2016 Në ora: 09:32

“Rol vendimtar për zgjedhjet e 5 qershorit luajnë BDI e Ali Ahmetit dhe PDSH e Menduh Thaçit, të cilët më parë kanë koalicionuar me VMRO. Sepse nëse dy partitë shqiptare janë për shtyerjen e zgjedhjeve, VMRO nuk mund të shkojë e vetme dhe as të krijojë qeveri pa koalicion” shkruan der Standard. “Megjithatë deri tani BDI dhe PDSH kanë mbështetur VMRO. BDI ka frikë edhe nga puna e Prokurorisë Speciale, e cila, mund ti prekte disa figura të larta të saj, veçanërisht rastet korruptive.”

Më pas austriakja shkruan se "BDI dhe PDSH kohët e fundit shikohen gjithmonë e më tepër me sy kritikë nga shqiptarët".

Në vijim gazeta austriake përmend rolin vendimtar që mund të luante Amerika qoftë te partitë shqiptare, qoftë edhe te Greqia për të mos ushtruar veton mbi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

“Partitë e reja shqiptare, BESA dhe organizatat tjera kanë marrë pjesë në protestat e deritanishme. Vendimtare do jetë edhe presioni që do ushtrojë SHBA mbi shqiptarët. Pasi shqiptarët - si në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, janë të lidhur më Amerikën.Si dhe në fund mundësia e integrimit në NATO, përkundër vetos greke, do ishte një stabilizim për vendin e vogël ballkanik./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat