BDI-ja e pavendosur për zgjedhjet e 5 qershorit?!

Maqedonia

BDI-ja e pavendosur për zgjedhjet e 5 qershorit?!

Më: 26 prill 2016 Në ora: 22:26

BDI-ja e Ahmetit në tentimin për të luajtur rolin e shpëtimtarit për dalje nga kriza politike po vazhdon ta mbajë peng tërë procesin. Integristët duket se akoma nuk kanë vendosur për pjesëmarrje në zgjedhjet e 5 qershorit. Pavarësisht se Ahmeti kishe këmbëngul për atë datë si e vetmja mundësi për daljen nga kriza politike, zëdhënësi i BDI-së Osmani sot nuk përmendi 5 qershorin por vetëm nevojën për zgjedhje si dalje nga kriza.

“KSHZ mendon se ka kushte dhe ne mendojmë se ka kushte mirëpo vendimi i Ivanovit ka ndryshuar situatën në aspekt të dyshimit që ka krijuar komuniteti ndërkombëtar për kredibilitetin e zgjedhjeve. Ne jemi për respektimin e marrëveshjes së Shkupit për zgjedhje inkluzive ku do të marrin pjesë të gjitha partitë politike. Po bashkëpunojmë me të gjitha partitë për të gjetur një zgjidhje të tillë dhe nëse dështojmë atëherë do të shtrihemi në bazë dhe vendimin do e merr baza e BDI-së për rishqyrtimin e politikave tona”, tha Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.

Osmani thotë se qëllimi parësor i tentativës për bisedime mes partive është që të nxirret vendi nga kriza.

“Ndërkombëtarët kërkojnë ne të krijojmë kushte preliminare ose bazike që ata të mund të kontribuojnë në qëllimet e tyre të sinqerta. Në mungesë të kapacitetit bazik tonë për të bërë kompromise, roli i tyre është i pamundshëm në këtë situatë ,prandaj dështoi edhe takimi i Vjenës. Ne duhet që të tregojmë kapacitet elementar për kompromis që ata të mund të ndërhyjnë që ne të dalim nga kjo krizë”, u shpreh Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.

Dy javë më parë vet kreu i BDI-së Ahmeti në një prononcim për Alsat M th se zgjedhjet duhet mbahen më 5 qershor dhe të njëjtat do të nxirrnin vendin nga kriza politike

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në një intervistë për ndërkombëtaren “Der Standard” ka thënë se rifillimi i dialogut mes palëve nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinës është rrugëdalja e vetme nga kriza politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat