Maqedonia thellon borxhin

Maqedonia

Maqedonia thellon borxhin

Më: 26 prill 2016 Në ora: 19:06

Ministria e Financave e Maqedonisë ka marrë sot edhe një hua prej 1.2 milion euro, përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë.

Zëvendësministri plotësues Kire Naumov, thotë se nuk ka ndonjë sqarim për çfarë qëllimi janë marrë këto para hua, ndërkaq javën tjetër pritet që të merren edhe 100 milionë euro tjera hua.

Naumov shton se gjendja financiare vështirësohet edhe më shumë pas vendimit të institucioneve ndërkombëtare të financave që të ndërprejnë kreditë deri në përfundimin e zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat