Përfundon protesta në Shkup

Maqedonia

Përfundon protesta në Shkup

Më: 26 prill 2016 Në ora: 19:06

(E plotësuar) - Ka përfunduar e qetë protesta në Shkup ku mijëra qytetarë dolën në rrugë për të 13-ën herë me radhë për të shprehur revoltën e tyre kundër vendimit të presidentit Ivanov.

“Revolucioni laraman” edhe sot realizoi aksionin e zakonshëm ku në shënjestër ishte zyra e presidentit Ivanov dhe objekti i Ministrisë së Drejtësisë.

20:34 – Protestuesit kanë vazhduar protesën përapara Qeverisë së Maqedonisë. Ata vazhdojnë me thirrje anti-qeveritare.

Ashtu si dje edhe sot policia ka rrethuar vetëm objektin e Qeverisë.

19:25 – Protestuesi kanë vazhduar protestën e tyre para Kuvendit të Maqedonisë.

19:13 – Protestuesit rrugës drejt Kuvendit kanë gjuajur me ngjyrë objektin e Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrën e presidentit Ivanov.

18:58 – Në këto momente protestuesit janë nisur drejt Kuvendit të Maqedonisë për të vazhduar protestën kundër vendimit të presidentit Ivanov.

Filloi protesta në Shkup

Sapo ka filluar protestat e lëvizjes “Protestoj”, para Prokurorisë Speciale Publike, kundër vendimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për amnistimin e të gjithë politikanëve që janë nën hetime nga Prokuroria Speciale për mashtrime zgjedhore, por edhe për veprime të tjera të jashtëligjshme.

Në qendër të Shkupit shihet një numër i madh i policëve, por deri tani nuk është shënuar asnjë incident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat