“Dita D”, Këshilli Opozitar organizon marsh protestues

Maqedonia

“Dita D”, Këshilli Opozitar organizon marsh protestues

Më: 26 prill 2016 Në ora: 13:57

Këshilli Opozitar ka paralajmëruar që do të shënojë dy ngjarje, përvjetorin e ngjarjes së Kumanovës edhe ditën e Evropës, gjegjësisht më 9 maj, do të organizojë marsh protestues i cili do të fillojë në ora 17:30 nga parku i Çairit dhe do të vazhdojë deri tek ndërtesa e Qeverisë së Maqedonisë.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, nëpërmjet rrjetit social ka konfirmuar përkrahjen e kësaj Lëvizje për këtë protestë.

“Lëvizja BESA do t’i përkrahë protestat e paralajmëruara nga Këshilli Opozitar për datën 9 Maj. Shqiptarët do t’i thonë mjaft më përbuzjes, padrejtësive, diskriminimit, proceseve të montuara gjyqësore. Drejtësi, Dinjitet, Demokraci…”, ka shkruar Kasami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat