BDI-ja e kuptoi se datën e zgjedhjeve nuk e cakton Rusia, fillon ta “lëpijë” 5 qershorin!

Maqedonia

BDI-ja e kuptoi se datën e zgjedhjeve nuk e cakton Rusia, fillon ta “lëpijë” 5 qershorin!

Më: 26 prill 2016 Në ora: 13:36

Një huqje të re pritet të shënojë BDI në skenën politike. Edhe pse deri dje vetëm BDI-ja, VMRO-DPMNE-ja dhe Rusia këmbëngulnin se zgjedhjet parlamentare në Maqedoni duhet të mbahen më 5 qershor, partia e Ahmetit tani ka filluar të bëjë “sallta mortale” për t’u distancuar nga kjo datë, sikurse që u distancua nga 24 prilli.

Një funksionarë i lartë i BDI-së, për gazetën “Dnevnik” ka bërë të ditur se ende nuk dihet pjesëmarrja e BDI-së në zgjedhjet e 5 qershorit, edhe pse zyrtarisht nuk ka ndërrim të qëndrimit partiak se mbajtja e zgjedhjeve në datën e paraparë është zgjidhja e vetme për dalje nga kriza politike në Maqedoni.

“BDI ende nuk ka sjellur vendim se a do të merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme, mirëpo pozicionet janë që të respektohet demokracia, gjegjësisht në zgjedhje të marrin pjesë të gjitha partitë”, ka deklaruar për gazetën “Dnevnik” një funksionarë i lartë i BDI-së.
Mosmbajtja e zgjedhjeve më 5 qershor, gjë që është gjithnjë e më eividnte, do të dëshmojë se BDI dhe VMRO-DPMNE tani më nuk janë faktorë në skenën politike dhe se bashkësia ndërkombëtare me qarqet properëndimore në Shkup, pas një kohe të gjatë po e kthen situatën nën kontroll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat