Osmani: Maqedonia lehtësisht mund të ndizet

Maqedonia

Osmani: Maqedonia lehtësisht mund të ndizet

Më: 26 prill 2016 Në ora: 13:34

Qytetarët e Maqedonisë, kryesisht shqiptarët kanë të drejtën e tyre legjitime dhe demokratike për të marrë pjesë në të gjitha protestat që mbahen në Maqedoni, mirëpo të mos jenë të dhunshme. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, gjatë debatit në emisionin “Otvoreno”.

“Ne në princip e mbështesim të drejtën për të marrë pjesë në protesta, pasi kjo e drejtë është e garantuar me kushtetutë. Çdo kush ka të drejtën për të protestuar deri në atë moment kur nuk e cënon një të drejtë tjetër. Kuptohet të mos jenë ato të dhunshme. Sa i përket BDI-së, qytetarët e Maqedonisë kanë të drejtë për të protestuar. Të marrin pjesë në protesta të qeta, pavarësisht se për çfarë çështje ata protestojnë për ta prezantuar paknaqësinë e tyre”, ka deklaruar mes tjerash Osmani duke shtuar se shpëtimi i vetëm i Maqedonisë është që përmes negociatave të katër partive më të mëdha, ti jepet fund krizës politike.

“Kjo krizë përfundimisht po zgjatë shumë, dhe kjo situatë është e padurueshme. Situata në Maqedoni është e tensionuar, dhe lehtë mund të ndizet, dhe çdo kush në këtë kohë kur institucionet janë të paralizuara, mund ta kidnapon situatën dhe mund ta shndërron në ndonjë formë tjetër. Të cilën formë askush nga ne nuk e dëshiron. Ne jemi të mendimit se nuk ka zgjidhje tjetër për dalje nga kjo krizë, përveç se me negociata të partive politike të cilët e kanë legjitimitetin të flasin në emër të qytetarëve. Se nuk ka zgjidhje të njëanëshme, përmes cilësdo formë, qoftë përmes zgjedhjeve apo formave të tjera”, ka deklaruar mes tjerash, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat