Prokurorja shqiptare Fatime Fetai "dridh" edhe Serbinë

Maqedonia

Prokurorja shqiptare Fatime Fetai "dridh" edhe Serbinë

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 19:21

Prokurorja speciale Fatime Fetai e cila në opinion e arsyetoi rastin e parë të Prokurorisë speciale në lidhje me bisedat e përgjuara, u shndërrua në yll i ri në rrjetet sociale në Maqedoni, shkruan Telegrafi serb.

Qysh që para dy ditëve ka publikuar rastin ku për mashtrimin zgjedhor janë të dyshuar funksionar të lartë të partisë në pushtet dhe ish ministra, Fetai u bë emri më i eksponuar jo vetëm në media, por edhe në Facebook dhe Twitter ku faqja e saj arriti që të ti kalojë 13.000 ndjekës.

Në biografinë e Fatime Fetai përmendet se ka 32 vjet dhe se është e lindur në Negotinë të Gostivarit. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup dhe aty edhe ka magjistruar, transmeton zhurnal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat