​Zoran Jolevski premton rritje të numrit të policëve në kufi me Greqinë

Maqedonia

​Zoran Jolevski premton rritje të numrit të policëve në kufi me Greqinë

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 17:06

Ministri i Mbrojtjes në Maqedoni, Zoran Jolevski ka paralajmëruar se do të rrisë numrin e policëve nga shtetet tjera, duke shtuar kështu edhe 350 pjestarë tjerë në kufirin me Greqinë. Kjo, me qëllim të përballjes më të lehtë të krizës me refugjatët.

Megjithatë, Jolevski ka bërë të qartë se ushtarë të armatave të vendeve të tjera nuk do t’i ndihmojnë ushtrisë së Maqedonisë, pasi konsideron se ARM është e përgatitur për të gjitha sfidat e krizës së refugjatëve, raporton Alsat. Por Jolevski ka kërkuar hartimin e një strategjie gjithëpërfshirëse, në të cilën do të përfshihej i gjithë Bashkimi Evropian, por edhe vendet e Ballkanit, si dhe Turqia e Siria.

“Problemi është dukshëm kompleks dhe për shkak të kësaj nevojitet një strategji gjithëpërfshirëse. Kjo strategji zhvillohet në mënyrë permanente, dhe një prej tetë pikave që në tetor të vitit të kaluar i miratoi Komisioni Evropian është se vendet nëpër të cilat kalojnë emigrantët duhet të koordinohen mes vete, dhe prandaj ky koordinim u përmirësua seriozisht gjatë muajve të fundit”, ka thënë Zoran Jolevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat