Nikola Popovski për Der Standard: Të gatshëm të pranojmë 350-400 ushtarë të huaj për të kontrolluar kufirin nga refugjatët

Maqedonia

Nikola Popovski për Der Standard: Të gatshëm të pranojmë 350-400 ushtarë të huaj për të kontrolluar kufirin nga refugjatët

Nga: Fitim Dika Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 22:02

Në pyetjen e gazetares Adelheid Wolfl, se Austria është e gatshme të dërgojë deri në 500 ushtarë për të ndihmuar në mbarëvajtjen e situatës, Popovski është përgjigjur:

“Ne jemi të gatshëm të pranojmë 350-400 ndihmës ushtarakë nga Austria, por edhe nga vendet tjera europiane. Deri tani në Maqedoni janë strehuar 100 të tillë nga BE.”

Ai shtoi se përkundër disa trazirave në kufirin Maqedoni-Greqi nga refugjatët, bashkëpunimi mes të dyjave vendeve është rritur dhe solid./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat