Akuzat e prokurorisë speciale, LR-PDSH: Izet Mexhiti duhet të jep përgjigje publike

Maqedonia

Akuzat e prokurorisë speciale, LR-PDSH: Izet Mexhiti duhet të jep përgjigje publike

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 17:32

Dega e Çairit e LR-PDSH i jep mbështetje të fuqishme Prokurorisë speciale për të zbardhur të gjitha rastet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, thuhet në reagimin e kësaj partie. Gjithashtu kërkon prononcim nga Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti të prononcohet në lidhje me procesverbalet e dyshuara në bazë të të cilave ai kishte fituar mandatin e tretë, dyshime të ngritura nga Prokuroria Speciale e cila ka urdhëruar arrestin e një personi anëtar të Këshillit Zgjedhor Komunal në Çair.

“Në demokracitë parlamentare janë qytetarët ata që vendosin me votë për fatin e partive politike dhe për atë se kush do të qeverisë. Në pyesim opinion e gjerë vallë kjo po ndodh edhe te në Maqedoni? Apo kryetarët e Komisioneve Zgjedhore Komunale janë ata që vendosin për fatin e tyre dhe për të zgjedhurit e popullit. Ne besojmë se shumica e këtyre janë ushtarë partiak të cilët kanë detyrë nga kreu i tyre partiak të manipulojnë me zgjedhjet dhe të kryejnë detyra partiake e jo patriotike sikur që paraqiten, kjo dukuri kriminele ka filluar të vërtetohet që dje e sot, një gjë për të cilën kemi dyshuar gjithnjë, që të mos themi se e kemi ditur. Pas shumë viteve kjo është shkëndija e parë për t`u kthyer besimi në institucione, i cili tanimë kohë të gjatë ka humbur te të njëjtat. “thuhet në reagimin e LR-PDSH.

Kjo parti kërkon edhe dorëheqjen e kreut të Çairit, Izet Mexhiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat