Kostovski: Puna e prokurorisë speciale nuk është e kotë

Maqedonia

Kostovski: Puna e prokurorisë speciale nuk është e kotë

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 17:24

Puna e Prokurorisë Speciale Publike nuk është e kotw dhe ka një rëndësi të veçantë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Gjykatësit e regjimit, gjykatësit jo objektiv, të instaluar nga ky pushtet, nuk guxojnë që të vendosin për raste të këtilla, reagoi Trifun Kostovski nga organizata Qytetari para të gjithëve.

“Procesi i demokratizimit të Republikës së Maqedonisë është i gjatë. Institucioni juaj me përkrahje të fuqishme nga sektori qytetar, është i vetmi i cili punon në dekontaminimin e sistemit të robëruar politik.

Për reformimin e tërësishëm të sistemit tonë, ashtu si përmendet në raportin e Pribe, është e nevojshme sistemi që të pastrohet nga lojtarët që e kanë tradhtuar sistemin dhe qytetarët”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat