Kush është prokurorja speciale shqiptare që do të hetojë ish-ministrat në Maqedoni

Maqedonia

Kush është prokurorja speciale shqiptare që do të hetojë ish-ministrat në Maqedoni

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 10:50

Në mesin e 14 ndihmësprokurorëve të prokurores speciale, Katica Janeva, gjenden edhe 3 shqiptarë: Burim Rrustemi, Fatime Fetai dhe Artan Ajro.

Burim Rrustemi vjen nga Prokuroria publike e Kumanovës, ka kryer Fakultetin Juridik në Shkup në vitin 2004. Ajo ka kryer Akademinë për gjykatës dhe prokuror (Gjenerata e parë e të diplomuarve), pas kësaj ka nisur të punojë në Prokurorinë e Kumanovës. Rrustemi paraprakisht ka punuar edhe si avokat.

Fatime Fetai, nga Prokuroria Publike e Shkupit. Fetai është emëruar prokurore në Prokurorinë e Shkupit në vitin 2011. Ajo ka kryer Fakultetin Juridik në Shkup, ku edhe më pas ka përfunduar magjistraturën. Karriera e saj profesionale nga viti në vit ka shënuar ngritje.

Fillimisht ajo karrierën në sferën e drejtësisë e ka filluar në Gjykatën e Apelit në Gostivar, ku ka punuar disa vite si bashkëpunëtore profesionale. Në këtë vend ajo qëndroi deri në vitin 2011, kur edhe u zgjodh si prokurore në Prokurorinë Themelore në Shkup. Në këtë institucion, ajo ka punuar deri në fund të vitit 2015, kur edhe zgjidhet si prokurore në Prokurorinë Speciale të udhëhequr nga Katica Janeva. Prokurorja Fatime Fetai është lindur në fshatin Negotinë të Gostivarit dhe është e martuar në fshatin Bogovinë të Tetovës.

Artan Ajro, me prejardhje nga Struga, punon në Prokurorinë e Shkupit. Më parë ka punuar edhe në Ministrinë e Drejtësisë.

Fatime Fetai ka pamje mjaft simpatike. Mirëpo prej sot ajo është shndërruar në makth për politikanët në Maqedoni. Me një stil mjaft simpatik, pak edhe tallës, ajo ka publikuar funksionarët ndaj të cilëve do të ngrihen paditë e para nga Prokuroria Speciale Publike, kundër disa ish-ministrave dhe funksionarëve.

Siç është bërë e ditur, Prokuroria Speciale do të hetojë edhe dyshimet për vjedhje zgjedhore në komunën Çair në zgjedhjet e vitit 2013, kur Izet Mexhiti i BDI-së fitoi mandatin e tretë si kryetar i kësaj komune.

Opinionit i ra në sy stili në të cilin Fetai njoftoi për paditë, që ishte edhe ironik, por edhe shpotitës. Këtë mund ta përcillni në videon më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat