Si i manipuloi zgjedhjet parlamentare e presidenciale kryebashkiaku i Pustecit Edmond Themelko (VIDEO)

Maqedonia

Si i manipuloi zgjedhjet parlamentare e presidenciale kryebashkiaku i Pustecit Edmond Themelko (VIDEO)

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 19:42

Edmond Temellko, kryetari i Pustecit u arrestua sot me urdhër të Prokurorisë Speciale. Ai dyshohet për kryerjen e mainipulimeve zgjedhore. Më poshtë keni një video ekskluzive e “Report Tv”, xhiruar pikërisht me një kamera të fshehtë, tregon recepsionin e hotelit ku brenda kryhet dorëzimi i kartave të identitetit maqedonase të domosdoshme për të votuar në mënyrë ndoshta të paligjshme në ambasadën aty pranë ambasadës së Maqedonisë në Tiranë.

Botuar më 27 prill 2014

Procesi i zgjedhjeve presidenciale maqedonase, që po zhvillohen dhe në Shqipëri, duket se është prekur nga manipulimet, siç denoncojnë vetë vëzhguesit. Në Tiranë u zbulua skema e votimit e cila organizohej për Qeverinë e Presidentin e Maqedonisë, duke rritur artificialisht numrin e votuesve nga Shqipëria nga ana e partive maqedonase.

Zyrtarë të ambasadës maqedonase në Tiranë, për të mos lejuar mediat të filmonin në brendësi zhvillimin e procesit, na thanë se duhej akreditim i posaçëm nga Komisioni Qendror Zgjedhor në Shkup. Por të tjerë punonjës ambasade kësaj here shqiptarë, e konsideruan procesin si të manipuluar nga ana e qeverisë së Shkupit.

Partitë politike maqedonase duket se janë përgatitur mirë për procesin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Faktin e tregon prania e shumë autobusëve me zgjedhës nga Maqedonia, që kanë sjellë në Tiranë dhjetëra votues një pjesë e madhe edhe minoritet shqiptaro­maqedonas nga komuna e Pustecit në Korçë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat