Sela: Aleanca është rreshtuar pas shqiptarëve, nuk ka koalicion me LSDM

Maqedonia

Sela: Aleanca është rreshtuar pas shqiptarëve, nuk ka koalicion me LSDM

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 19:42

Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, nëpërmes rrjetit social Facebook ka reaguar lidhur me informacionet se, Aleanca për Shqiptarët do të shkojë në zgjedhje në koalicion me LSDM-në e Zoran Zaevit.

“Aleanca për Shqiptarët (LR-PDSH, RDK) është e rreshtuar pas shqiptarëve dhe në zgjedhje do të dalë si Aleancë për Shqiptarët ndërsa pas zgjedhjeve nuk do të hyjë as në koalicione paszgjedhore, me LSDM apo me VMRO qoftë, deri sa të bëhen ndryshimet kushtetuese të parapara në platformën e Aleancës”, shkruan ai.

Sipas tij, informacione të këtilla janë tendencioze, konstruksione dhe shpifje janë të kuzhinave që kanë për qëllim të fshehin koalicionin VMRO-BDI-PDSH para dhe paszgjedhor. “Për këtë qëllim kanë angazhuar njohës që në esencë janë plehra të çështjeve politike për ti arritur qëllimet e tyre mjerane”, shkruan Ziadin Sela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat