Maqedoni, arrestohet kryebashkiaku i Pustecit

Maqedonia

Maqedoni, arrestohet kryebashkiaku i Pustecit

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 14:53

Mediat maqedonase bëjnë të ditur se me udhrër të prokurorisë speciale në Maqedoni është arrestuar kryetari i Bashkisë së Pustecit, Edmond Themelko, i akuzuar për manipulim të proceseve zgjedhore në Maqedoni.

Themelko nuk është paraqitur sot në zyrë edhe pse kishte mbledhje të Këshillit Bashkiak. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Maqedoni, rasti i parë, kur prokuroria speciale hapi një procedurë hetimore është çështja “Titanik”.
Në njoftim thuhet se zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, të Transportit dhe institucione të tjera kanë shfrytëzuar ndikimin e pozicionit, për të krijuar veprën penale të ndihmës për një parti politike në zgjedhje.
Shtetësia e dyfishtë ka çuar në arrestimin e 8 personave, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Mediat maqedonase bëjnë lidhjen e ardhjes në krye të bashkisë së Qarkut të Korçës të Edmond Themeloks, moment që përkon me momentin e hyrjes në koalicion të Partisë Aleanca Maqedonase me me PS dhe LSI.

Ndër akuzuat të ngritura politike, përmendet edhe votimi me dokumente false në zgjedhjet në Maqedoni.

Sipas ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski është zbuluar se në zgjedhjet e kaluara Ministria e Brendshme, e drejtuar nga Gordana Jankullovska, kishte pajisur të paktën 400 banorë të Pustecit me karta identiteti të falsifikuara, për të votuar në Maqedoni.

Të gjitha këto dokumente do të shkatërrohen, ndërsa ministri bëri dhe padi në prokurorinë speciale në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat