Jankullovska në shënjestër të Prokurorisë Speciale në Maqedoni

Maqedonia

Jankullovska në shënjestër të Prokurorisë Speciale në Maqedoni

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 14:23

Në aksionin e koduar me emrin ‘Titanic’, i cili vetëm se ka filluar, do të përfshihen shumë zyrtarë të MPB-së përfshirë këtu edhe ish ministren Gordana Jankullovska.

Edmond Temelko, kryetar i komunës Pustec është i arrestuar sot në Resnje në suaza të hetimit të parë të cilin Prokuroria Speciale Publike e ndërmori dhe që ka për qëllim mashtrimet zgjedhore dhe keqpërdorimet, transmetuan mediet në Maqedoni, duke u thirrur në burime brenda PSP.

Sipas informacioneve nga konferenca për media, Prokuroria Speciale ka kërkuar paraburgimin e tetë personave, midis të cilëve, të dyshuar janë ish ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankulloska, si dhe ish ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski.

Në aksionin e koduar me emrin ‘Titanic’, i cili vetëm se ka filluar, do të përfshihen shumë zyrtarë të MPB-së përfshirë këtu edhe ish ministren Gordana Jankullovska.

Gjithashtu pjesë e këtij aksioni do të jetë dhe ish ministri i transportit Mile Janakievski si dhe sekretari gjeneral i qeverisë Kiril Bozhinovski, që të tre pjesë e komitetit ekzekutiv të VMRO-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat