Ziadin Sela reagon: Nuk ka koalicion me Zaevin

Maqedonia

Ziadin Sela reagon: Nuk ka koalicion me Zaevin

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 10:55

Ziadin Sela lideri i LR-PDSH-së në profilin e tij në Fejsbuk ka reaguar ndaj informacionit se Aleanca për Shqiptarët në zgjedhje do të shkon në koalicion parazgjedhor me LSDM-në.

Sipas tij, Aleanca për Shqiptarët (LR-PDSH, RDK) është e rreshtuar pas shqiptarëve dhe në zgjedhje do të dalë si Aleancë për Shqiptarët ndërsa pas zgjedhjeve nuk do të hy as në koalicione paszgjedhore, me LSDM apo me VMRO qoftë, deri sa të bëhen ndryshimet kushtetuese të parapara në platformën e Aleancës.

“Informacione të këtilla janë tendencioze, konstrukcione dhe shpifje, të kuzhinave që kanë për qëllim të fshehin koalicionin VMRO-BDI-PDSH para dhe pas zgjedhor.

Për këtë qëllim kanë angazhuar njohës që në esencë janë plehra të çështjeve politike për ti arritur qëllimet e tyre mjerane”, shkruan Sela .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat