Rrëfimi i Sulës para Hoxhës për Begun dhe Mirsadin, ja çfarë thotë

Maqedonia

Rrëfimi i Sulës para Hoxhës për Begun dhe Mirsadin, ja çfarë thotë

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 10:43

Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha thotë se Mirsad Ndrecaj dhe Begu janë dorëzuar në polici nën garancat e Ali Ahmeti dhe Artan Grubit. Ai këtë e konfirmon duke u bazuar në rrëfimin e të arratisurit Sulejman Osmani.

INA sjellë rrëfimin e tij me detaje të reja, që konfirmojnë se dy komandantët dhe disa pjesëtar tjerë u likuiduan pas arrestimit.

“Shumë vështirë qenka sot ta thuash të vërtetën! të shajnë dhe ofendojnë… Kur dëgjuam në lajme se Sulejman Osmani- Sula është i arratisur prej policisë maqedonase, menjëherë bëra përpjekje që ta gjejë dhe ti marr deklaratë, se çfarë ka ndodhur atë ditë në lagjen e trimave në Kumanovë edhe pse kisha dyshimeve për arratinë e tij. Duke e njohur Sulen dhe rrethin e tij ku mund të i besonte, mu dashtën dy ditë për ta gjetur atë në fshatin Letnic në një shtëpi të vetmuar.

Personi që më dërgoj kishte besim në mua dhe pa e paralajmëruar Sulen u futa në dhomën e tij. Ai ishte shumë i rraskapitur nga torturat që kishte pësuar nga policia maqedonase, dhe beri lëvizje që të merr nën jastëk revolen. Kjo për faktin se ju duk befasi hyrja jonë në dhomën ku qëndronte i shtrire! Unë menjëherë ja bëra me dije se kot e ka dhe të pa nevojshme këtë frik. I thash me të parën fjalë se as që po më intereson për shëndetin tënd, por më trego si ka ndodhur në detaje atë ditë në luftime dhe kush është i vrarë, e kush është i dorëzuar, se ka gjasa të mëdha që policia maqedone kanë me filluar me i likuiduar disa prej grupit, e nëse e japim lajmin në media sa më shpejt mund që ta parandalojmë ekzekutimin.

Sula filloj ta tregoj ndodhinë në detaje, por nuk pranoj menjëherë që të incizohet , më tha më vonë e bëjmë incizimin. Por kur filluam për së dyti herë ta bisedojmë ndodhinë dhe filluam me incizimin me një telefon të thjesht, Sules nuk ju kujtonin fjalët menjëherë dhe unë bëra disa ndërhyrje me pyetje që t’ia përkujtojë se çka tha pakë më parë. Po atë ditë e dhamë në media se Mirsadi dhe Begu etj janë dorëzuar në polici dhe se Ali Ameti me Artan Grubin kanë qenë garanci për këtë dorëzim. Po atë ditë me kundërshtuan pothuajse të gjithë dhe më shumë i besonin deklaratës së Ali Ahmetit ku tha se si është e mundur që menjëherë ta gjen Sulën komandant Hoxha . Po ashtu edhe familjarët deklaruan se edhe komandant Hoxha është i dyshimtë. E tani po konfirmohet mendimi im i sinqertë, por shokët janë ekzekutuar dhe tradhtarët ende respektohen me tubime dhe premtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat