Balli Kombëtar Demokrat, memorandum bashkëpunimi me PPD

Maqedonia

Balli Kombëtar Demokrat, memorandum bashkëpunimi me PPD

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 10:42

Dje në Gostivar u nënshkrua memorandum i bashkëpunimit shqiptar, për veprim politik të përbashkët me platforma të ngjashme në mes PPD-së, Ballit Kombëtar Demokrat dhe Forumit për të drejtat e njeriut “Ilirida”-Gostivar.

“Ky bashkëpunim është në përputhje me dëshirën e elektoratit për bashkimin e opozitës shqiptare, ku qyteti i Gostivarit është zgjedhur si qytet i bashkimit të opozitës.

Memorandumet për bashkëpunim u nënshkruan nga kryetari i PPD-së z. Nexhat Bexheti, Zëdhënësi i Ballit Kombëtar Demokrat në Iliridë-Maqedoni, z. Sazan Papraniku, dhe Kryetari i Forumi për të drejtat e njeriut “ILIRIDA“, z. Selam Elmazi, nga Hajredin Kaza, kryetar i Lëvizjes Demokratike Shqiptare.

Fletëparaqitje bashkëpunimi ka arritur edhe nga LDSHM-Lidhja e Diasporës Shqiptare të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e PPD./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat