Donacion nga Departamenti i mbrojtjes së SHBA për qendrat tranzit për emigrantë

Maqedonia

Donacion nga Departamenti i mbrojtjes së SHBA për qendrat tranzit për emigrantë

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 10:38

Ambasadori i SHBA Jess Baily dhe sekretari gjeneral i Kryqit të kuq të Maqedonisë, Sait Saiti, së bashku me përfaqësues të Departamentit të mbrojtjes të SHBA dhe të Kryqit të kuq të Shkupit, sot do të marrin pjesë në ceremoninë për dhurimin e pajisjeve me vlerë prej 300.000 dollarë nga Departamenti i mbrojtjes së SHBA, që realizohet përmes Programit për ndihmë humanitare.

Donacioni në gjeneratorë, tenda dimri, çanta gjumi dhe pajisje tjera, të cilat Kryqi i kuq do t’i shpërndajë në qendrat e tranzitit në Tabanoc dhe Gjevgjeli, ka për qëllim të ndihmojë Kryqin e kuq në përkujdesjen për emigrantët gjatë muajve të dimrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat